AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Agjencia e Pagesave vazhdon eventet me promovimin e Skemave të reja Mbështetëse për Bujqësinë për vitin 2014. Në këtë kuadër sot u zhvillua takim në zyrat e Drejtorisë Rajonale me fermer e agropërpunues të qarkut Elbasan. Pjesmarrësit u informuan mbi risit që sjellin skemat në bujqësi për këtë vit, masa e mbështetjes, kriteret e përfitimit për çdo skemë, grupet e avantazhuara. Aktiviteti vazhdoi me qarkun Korçë, në Grand Hotel. Në takim morën pjesë 150 veta. Përfaqësuesit e Agjencisë së Pagesave së bashku me përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit té Ujërave sqaruan aplikuesit potencial mbi kriteret e vendosura në Udhëzimin e përbashkët të MBZHRAU dhe MF.