AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Agjencia e Pagesave (AZHBR) ka vazhduar me takimet informuese për promovimin e skemave të reja mbështetëse në bujqësi për vitin 2014 në rrethin e Skraparit dhe Beratit.

Në Qytetin e Skraparit ishin të pranishëm specialistë të fushës së bujqësisë, blegtor, bletar dhe të interesuar për të kryer investime në zhvillimin e teknologjisë në vreshtari dhe vreshtari.

Në Qytetin e Beratit ishin të pranishëm specialistë të fushës së bujqësisë, blegtor, bletar, fermerë të interesuar për të kryer investime në zhvillimin e teknologjisë në vreshtari/bimë medicinale, akuakulturës.

U promovuan skemat mbështetëse për vitin 2014 me drejtim kryesore mbështetjen e prodhimit bujqësor dhe blegtoral, mbështetjen e shtimit të bagëtive të imta, mbështetjen e fermave blegtorale për lopët me regjim gjysëm stallor dhe mbështetja e prodhimit të qumështit, mbështetja për përmisimin e teknologjisë në vreshtari dhe në kultivimin e bimëve medicinale, mbështetja e bletarisë.

Fermerëve iu sqarua që efekti financiar për skemat mbështetëse fillon që nga data 1 Janar 2014.