AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Agjencia e Pagesave (AZHBR), ka vazhduar me takimet informuese për promovimin e skemave të reja mbështetëse në bujqësi për vitin 2014 në qarqet Lezhë, Kukës dhe Dibër.

Në këto takime promovuese morën pjesë te interesuar nga fusha të ndryshme si vreshtaria, frutikultura, akuakultura, bletaria, blegtoria dhe agro-përpunimi. Nga paneli prezantues, përveç të tjerave theksi u vu tek subvencionet në prodhim, të cilat krahasuar me vitin e kaluar kanë një rritje të konsiderueshme, si dhe tek pikat e grumbullimit. Takimet kishin pjesmarrje dhe interes mjaft të lartë.

Pjesmarrësit u informuan mbi kriteret minimale dhe maksimale të përfitimit, shumat dhe përqindjet që mbështeten për çdo skemë, grupet e avantazhuara dhe dokumentacioni specifik për çdo skemë.

Referuar skemave të reja të prezantuara në fund të takimeve nga te pranishmit, pati pyetje rreth pikave që ata kishin të paqarta, për të cilat morën përgjigjet përkatëse nga drejtuesit e takimit.