AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë së Pagesave, Znj. Suela Popa së bashku me një pjesë të stafit të saj, ka qenë prezent në eventin informues për promovimin e skemave të reja mbështetëse për vitin 2014, në qarkun e Gjirokastrës.

Për të lehtësuar proçedurën e aplikimit si dhe për të maksimalizuar aplikimet nga fermerët, përfaqësues të Agjencisë së Pagesave nisen një tur në qytete të vendit, për të sqaruar këtë proçedurë.

Më datë 25.04.2014:

  • në orën 14:00në ambjentet e Hotel “Çajupi” u zhvillua takimi informues mbi skemat mbështetëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Më datën 26.04.2014

  • në orën 09:00  në ambjentet e Bashkisë së Përmetit.

Në këto takime promovuese morën pjesë drejtuesit e drejtorive të bujqësisë për qarkun e Gjirokastrës, punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë, fermerë, agro-përpunues etj.

Takimi u hap nga drejtoresha Znj. Suela Popa, e cila me fjalën e saj përshëndetëse mbi të gjitha vuri theksin në orientimin nga bujqësia e mbijetesës në bujqësi të zhvillimit që garanton: siguri ushqimore, inovacion teknologjik dhe progresi ekonomik.

Pjesmarrësit u informuan mbi kriteret minimale dhe maksimale të përfitimit, shumat dhe përqindjet që mbështeten për çdo skemë, grupet e avantazhuara dhe dokumentacioni specifik për çdo skemë.

Takimet kishin pjesëmarrje dhe interes mjaft të lartë të grupeve të ndryshme të interesit në fusha të ndryshme si: vreshtari, frutikulturë, blegtori, bletërritës dhe prodhues/përpunues të frutave dhe perimeve.

Gjatë takimeve, grupet e interesit u informuan dhe për VKM Nr.199, datë 2.4.2014 dhe Udhëzimin Nr.2, datë 25.2.2014 për lehtësimin e marrjes së lejeve të ndërtimit për aktivitetin bujqësor, informacion i cili u prit me interes nga pjesmarrësit në takime.

Gjatë takimit, u vu theksi tek fondet e akorduara në ketë vit, që krahasuar me vitet e shkuara ka patur një rritje të konsiderueshme, gjë e cila do të ndihmojë sektorin bujqësor për të rritur kapacitetet e tyre në treg.