AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Më datë 16 Prill 2014 në mjediset e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave Znj.Suela Popa, së bashku me stafin që ajo drejton promovuan skemat mbështetëse për vitin 2014.

Në këtë takim ishin të ftuar Drejtorët e Drejtorive të Bujqësisë, përfaqësuesit e Agjencisë së Pagesave në qarqe si dhe grupet e ekstensionit. U prezantuan skemat që do të mbështeten nga Fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2014 të cilat janë si më poshtë:

  1. grumbullimi i frutave dhe perimeve;
  2. prodhimi i produkteve organike;
  3. prodhimi i rrushit dhe bimëve medicinale;
  4. prodhimi i perimeve në mjedise të mbrojtura;
  5. mbrojtja e ullishteve nga dëmtimi prej mizës së ullirit;
  6. mbarështimi i gjedhit dhe bagëtive të imta;
  7. prodhimi i produkteve blegtorale;
  8. prodhimi i mjaltit;
  9. prodhimi në sektorin e akuakulturës;
  10. nxitja e kreditimit bankar dhe investimeve në sektorin e bujqësisë.

Pjesmarrësit u informuan mbi masat e mbështetjes dhe masën e përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural në shkallë vendi.

Hartimi i skemave të reja është bazuar në tre parime themelore:

Qëndrueshmëri   ->skema të fokusuara drejt rritjes së cilësisë së prodhimit bujqësor;

Konkurueshmëri ->skema të cilat garantojnë lidhjen e fermerit me tregun dhe agropërpunuesit; 

Vizion afatgjatë -> skema të projektuara drejt harmonizimit me Politikën e Përbashkët Bujqësore të BE (CAP), si një kusht i domosdoshëm për integrimin e vendit tonë në BE.

Në ditët në vazhdim do të organizohen evente informuese në të gjitha qarqet e Shqipërisë.