Kreu i AZHBR, Frida Krifca dhe zv/kryeministrja Senida Mesi, takojnë fermerët e Shkodrës

Në vazhdimin të turit të promovimit të Masave Mbështetëse për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, AZHBR bashkë me Zv -kryeministrin , u ndalën këtë herë në qarkun e Shkodrës për të takuar fermerë , kryetarët e njësive administrative dhe grupe të tjera interesi.

Drejtoresha e AZHBR znj Frida Krifca bashkë me zv kryeministren znj Senida Mesi bënë me dije për të gjithë të pranishmit frymën e masave mbështetëse për vitin 2018 duke vendosur theksin në faktin që mbështetja e këtij viti është me madhja ndonjëherë për bujqësinë dhe zhvillimin rural duke kujtuar risinë e rëndësishme të këtij viti që të interesuarit mund të aplikojnë me zero dokumenta për masat direkte të mbështetjes.

Më tej punonjës të AZHBR , kanë shpjeguar për të pranishmit përmbajtjen e 52 masave të mbështetjes dhe mënyrën e aplikimit.

Agjensia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, ka eksluzivisht ne këtë proces detyrën dhe përgjegjësinë e informimit , dhe realizimin e fushatës së aplikimeve , ndaj një grup prej 30 punonjësish të kësaj agjensie , prej ditësh kanë nisur në terren takime me bazë të gjerë për të sqaruar të gjithë të interesuarit me cdo paqartësi që mund të kenë për procesin e aplikimit apo përmbajtjen e Skemave Mbështetëse 2018.

I ftojmë të gjithë të interesuarit të marrin pjesë aktive në këto takime , dhe për cdo paqartësi të kontaktojnë me punonjës të Azhbr-së në Agropika  apo Drejtoritë e Bujëqesisë në rrethe , dhe të vizitojnë web: Azhbr.gov.al