Ekspertë të TAIEX, trajnime për Parandalimin e Mashtrimit dhe Parregullsive, IPARD II

Misioni i ekspertëve nga Instrumenti i Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit -TAIEX, financuar nga Komisioni Europian, erdhi në Shqipëri për të një trajnim intensiv me temë kryesore “Indikatorët e Raportimit për Programin IPARD II”.

Trajnimet, të cilat u organizuan në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, e akredituar si Agjencia IPARD, u zhvilluan në ambientet e AZHBR, nga data 9 – 13 Shtator 2019.

Me qëllim njohjen e sistemit për menaxhimin e fraudës dhe parregullsive, duke përfshirë planifikimin strategjik,  mentorët trajnuan punonjësit e AZHBR mbi zhvillimin e mjeteve të zbulimit, raportimin, vlerësimin e ndikimit të mashtrimit dhe parregullsive, dhe forcimin e sistemeve të menaxhimit dhe kontrollit.

Gjatë trajnimeve u organizuan ushtrime praktike se si të zbulohen dhe trajtohen parregullsitë dhe mashtrimet, si dhe raportimi i tyre.

Misioni i ekspertëve synon të rrisë ndërgjegjësimin për mekanizmat e menaxhimit të rrezikut, duke u mundësuar  punonjësve të AZHBR të vlerësojnë rreziqet dhe të forcojnë menaxhimin përmes planifikimit dhe strategjisë adekuate.