AZHBR promovon modelet ekonomike që zhvillojnë zonat rurale

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural vazhdon promovimin e investimeve të financuara nga Programi i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, mbështetur nga fondet shtetërore.

Kryeministri Edi Rama vizitoi disa investime në Boboshticë të Korçës, një baxho që përmbush standardet europiane, një stabiliment modern për rritjen e shpendëve, dhe një bujtinë në Lin, të mbështetura financiarisht nga Qeveria.

“Në Boboshticë të Korçës ku dy sipërmarrje model, falë mbështetjes nga Fondi i Programit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, kanë rritur punësimin dhe kapacitetet prodhuese në përputhje me standardet e Bashkimit Europian”, tha Kryeministri Rama. Në vazhdim theksoi rëndësinë e investimeve nga fondet publike në fuqizmin e sipërmarrësve dhe prodhimin e tyre, pasi ndikojnë direkt në sigurinë, cilësinë ushqimore dhe rritjen e ekonomisë familjare.

Drejtore e AZHBR-së, Frida Krifca, vlerësoi mbështetjen dhe nxitjen e këtyre nismave individuale, që bashkë me mbështetjen e fondeve shtetërore do krijojnë investime të reja, të cilat promovojnë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të fshatit Lin. Në kuadër të programit “100 Fshatra” dhe investimeve në agroturizëm në këto zona, u zhvillua një takim në bujtinën e re, Vila 43 AS, në Lin të Pogradecit, financuar përmes granteve të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural.

Programi mbështetës i zhvillimit rural promovon produktet tradicionale të çdo krahine, drejt një ekonomie lokale të konsoliduar që me mbështetjen financiare ndihmon prodhuesit e vegjël në rritjen e ekonomisë dhe plotësimin e standardeve.