AZHBR në “Projektin Ballkanik për Mekanizimin e Bujqësisë”

AZHBR merr pjesë në takimin “Projekti Ballkanik i Mekanizimit të Bujqësisë”, organizuar nga Agjencia Tregtare Italiane, në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Shqipëri 🇮🇹 🇦🇱 zhvilluar sot, në Tirana International Hotel.

Drejtore e Përgjithshme e AZHBR, Frida Krifca, në fjalën e saj u fokusua tek rëndësia e zbatimit të programit IPARD dhe prioritetet për zhvillimin e sektorit. “Ofertuesit e kompanive lider në BE janë pika kyçe për aplikantët e IPARD, prej të cilëve marrin zgjidhje për alternativa inovative në modernizimin e teknologjisë bujqësore”.
🤝Ky bashkëpunim do të sjellë rritje të prodhimit, diversifikim të bizneseve në zonat rurale dhe përfitim financiar të fermerëve.

🇪🇺🇦🇱Projekti synon të zhvillojë sektorin e bujqësisë, me ndikim në proceset e mbjelljes, korrjes, agropërpunimit, nëpërmjet teknologjisë së fundit dhe makinerive bujqësore prodhuar në Itali. Disa nga kompanitë më në zë italiane prezantuan kapacitetet e makinerive dhe markat e vecanta sipas sektorëve, duke sjellë ide të reja në zhvillimin e këtij sektori 🌿🌱🚜🇪🇺🇦🇱