IPARD II Thirrja e parë, Skema e Granteve 2014 – 2020

 

 

Në datën 30 Nëntor 2018 hapet thirrja e parë për aplikime për Programin për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural – IPARD II, 2014 -2020. Aplikoni për masat mbështetëse financiare,  për investime në fermë, për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, dhe investime në diversifikimin e ekonomisë në fshat.

Në kuadër të programit IPARD II,  94 milion EURO nga fondet e Qeverisë Shqiptare dhe Bashkimit Evropian mbështesin financiarisht për masat:

Masa 1 – Investime në fermë,me një minimum prej 10 000 EURO dhe maksimum 500 000 EURO. Përqindja e mbështetjes është 60% të totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit, 65% nëse investimi bëhet nga një fermer i ri (nën 40 vjeç), 70% për investimet në zonat malore.

Masa 3 – Investime për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, me një minimum prej 25 000 EURO dhe maksimum 2 000 000 EURO. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 50% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit.

Masa 7 – Investime në diversifikimin e ekonomisë në fshat, me një minimum prej 10 000 EURO, maksimumi 400 00 EURO. Përqindja e mbështetjes me fonde publike është 65% e totalit të shpenzimeve të pranueshme të investimit.

Për çdo informacion konsultoni faqen zyrtare të AZHBR,

http://azhbr.gov.al/programi-per-bujqesine-dhe-zhvillimin-…/

dhe faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,

http://bujqesia.gov.al/programi-per-bujqesine-dhe-zhvillim…/