Historiku

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, u krijua në datë 30.12.2008  në bazë të V.K.M. Nr. 1443 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), në Udhëzimin Nr. 3, datë 30.12.2008 të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.

Ky institucion kryen me rigorozitet ndjekjen dhe zbatimin e Ligjit për Bujqësinë Nr.9817, datë 22.10.2007 të VKM-ve përkatëse “Për përcaktimin e kritereve bazë të sektorëve që do të mbështeten dhe masave të përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, si dhe “Për menaxhimin e fondit të mbështetjes për bujqësinë”, të përcaktuara me udhëzime përkatëse.

Në mbështetje të Nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3 të Nenit 21 të Ligjit nr.9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, dhe të Nenit 10 të Ligjit nr.9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave.

2009: AZHBR filloi përafrimin e strukturës organizative dhe kapaciteteve të saj, menaxheriale dhe teknike, me standardet e akreditimit të BE-së.

2011: AZHBR paraqet në Bruksel paketën e parë të akreditimit nga Programi IPARD 2007-2013, i përgatitur sipas rregullave të E.U, një paketë që përfshinte 224 dokumente me 1.200 faqe.

2012 – 2014: Zbatimi i Projektit të ngjashëm me IPARD është aprovuar si një projekt në formën e një skeme granti si një mundësi për Strukturat Shqiptare në përgatitjen dhe hyrjen e fondeve të E.U. Buxheti i përgjithshëm: 8.6 milion Euro, nga të cilat 6.4 Mln Euro E.U dhe 2.2 Mln Euro nga Qeveria Shqiptare.

2016: Paketat për akreditim dërgohen për 3 Masat nga Programi IPARD II, Masa 1-Investimi në aktivet fizike në fermë, Masa 3-Investimet në asete fizike në përpunimin dhe tregtimin e produkte bujqësore dhe blegtorale dhe Masa 7- Diversifikimi i fermës dhe zhvillimi i biznesit.

2018: AZHBR është e akredituar për Programin IPARD II, për zbatimin e decentralizuar të buxhetit prej 94.6 Mln Euro prej të cilave 71 Mln Euro Kontributi E.U dhe 23.6 mln Kontributi Kombëtar Euro.

2019: 39 Investime 39 milion Euro janë kontraktuar nga thirrja e parë për IPARD II, shuma e Grantit është 21.8 Mln Euro.

2020: Akreditimi i Masës së Ndihmës Teknike.

VENDOSI:

  1. Krijimin e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR), si Agjencia e Pagesave, në kuptim të Nenit 21 të Ligjit nr.9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”.
  2. AZHBR-ja ka strukturë qendrore dhe struktura vendore, në shkallë qarku.
  3. Drejtori i AZHBR-së emërohet, lirohet ose shkarkohet nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Drejtuesit dhe punonjësit e tjerë të kësaj agjencie, përfshirë edhe ata të strukturave vendore, pranohen sipas proçedurave të përcaktuara në legjislacionin për shërbimin civil. Numri i punonjësve të agjencisë është 86 veta.
  4. AZHBR-ja është përgjegjëse për administrimin e fondeve të programit për bujqësinë dhe për zhvillimin rural, si më poshtë vijon:
    a) Fondet e Buxhetit të Shtetit, për mbështetje të drejtpërdrejtë të prodhimit bujqësor;
    b) Fondet e Buxhetit të Shtetit, për zhvillimin e infrastrukturës së tregjeve bujqësore;
    c) Fondet kundërparti, të projektit 2KR.
    Kriteret e përgjithshme të përdorimit të fondeve kundërparti, të projektit 2 KR, përcaktohen me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave.
  5. AZHBR-ja harton planin e veprimit për përafrimin e strukturës organizative dhe të kapaciteteve të saj, menaxhuese dhe teknike, me standardet e akreditimit të BE-së.
  6. AZHBR-ja harton dhe propozon projekte, si dhe merr masa për krijimin e administrimin e databazave dhe të logjistikës IT, të nevojshme për funksionimin e saj, sipas standardeve të BE-së.
  7. AZHBR-ja do të fillojë të funksionojë më 1 janar 2009.
  8. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, do të përballohen nga Buxheti i Shtetit, miratuar për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
  9. Rregullat dhe procedurat e funksionimit të brendshëm të AZHBR-së, si dhe ndarja e detyrave, përgjegjësive e kompetencave, ndërmjet saj dhe drejtorive rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit (DRBUMK) e aktorëve të tjerë, të sistemit të bujqësisë dhe ushqimit, përcaktohen me udhëzim të veçantë të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
  10. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI
Sali Berisha