Shërbime Mjedisore

Grante konkuruese “Masa për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Pyjeve”, viti 2018

Donatorët – Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze

Kosto totale: 2.2 Mln €

Afati i pranimit të aplikimeve është deri më datë 24 Shtator 2018

Dorëzimi i projekt – propozimeve – Zyrat Qendrore të AZHBR-së

Aplikantët duhet të dorëzojnë projekt – propozimet e tyre pranë zyrave qendrore të AZHBR-së. Thirrja e II-të për Grante Konkuruese “Masa për Zhvillimin dhe Mbrojtjen  e Pyjeve”, viti 2018 është shpallur më 20 Korrik dhe do të qëndrojë e hapur deri në 24 Shtator 2018.

Për çdo informacion lidhur me përfitimin nga kjo skemë jeni të lutur të klikoni linkun e Manualit Operacional të Granteve. Aty do të gjeni të gjithë informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm për përfitimin e granteve.

Manuali Operacional i Granteve – Masa për Zhvillimin dhe Mbrojtjen e Pyjeve 2018 – Thirrja II

Kalendari i fushatës informuese – Grante konkuruese “Masa për Zhvillimin dhe Mbrotjen e Pyjeve – Thirrja II

Projekti i Shërbimeve Mjedisore

Objektivi kryesor i projektit është rivendosja, ruajtja dhe përmirësimi i ekosistemeve malore, përmirësimi i bujqësisë, pylltarisë, mbështetja në zgjerimin dhe përmirësimin e burimeve pyjore, si dhe parandalimin e zjarreve në pyje.

Masa e mbështetjes është “Zhvillimi dhe Mbrojtja e Pyjeve, Kullotave dhe Ekosistemeve kryesisht ne Zona të Larta Rurale”. AZHBR është agjencia implementuese, e cila në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit do të implementojë këtë komponent nga aplikimi deri në disbursim.

Aplikantët potencialë për këtë komponent janë: Shoqata të Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave; Individë Fermerë, të cilët mund të jenë pronarë të sipërfaqeve pyjore/kullosore apo ato individë përdorues të sipërfaqes pyjore/kullosore që zotërojnë një kontratë të ligjshme përdorimi me ish-komunën ose bashkinë.

Aplikantët potencialë mund të jenë edhe një pjesë e fermerëve të tokave bujqësore, pronat e të cilëve janë planifikuar për tu mbështetur me aktivitete specifike në kuadër të praktikave të menaxhimit të qëndrueshëm të tokës. Këto aktivitete specifike janë planifikuar me hartimin e 30 planeve të menaxhimit të mikrobazeneve.

Kriteret e pranimit

Financime të thirrjes I, Projekti Mjedisor financuar nga Banka Botërore