AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Njoftim për vend vakant

Specialist në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) shpall konkurimin për 2 vende të lira në pozicionin “Specialist në Drejtorinë e Teknologjisë dhe Informacionit ” në AZHBR

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në administratë në përputhje me "Kodin e Punës".

Kandidati i interesuar duhet të plotesojë këto kushte:

  1. Të ketë arsim të lartë universitar me profil ne teknologjine e informacionit
  2. Njohës i gjuhës Angleze
  3. Aftësi planifikuese, koordinuese dhe të punojë në projekte.
  4. Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup

Të interesuarit për vendin e sipërpërmendur duhet të paraqesin pranë AZHBR-së, brenda datës 25.09.2015 këto dokumenta:

  1. Diplomën dhe listën e notave
  2. Dëshmi për gjuhën e huaj apo kalifikime të ndryshme
  3. Certifikatë për njohuritë bazë kompjuterike
  4. Curriculum vitae CV
  5. Kërkesë për punësim
  6. Referencë pune nga vendi ose vendet e punës ku ka punuar
  7. Fotokopje e kartës së identitetit
  8. Dëshmi penaliteti/Vetëdeklarim

Të gjithë dokumentat e mësipërm të jenë fotokopje.

Zarfi të jetë i mbyllur dhe mbi të të shënohet adresa (si poshtëshënuar) dhe pozicioni për të cilin po aplikon.

Dokumentat të dorëzohen në zarf të mbyllur, i cili protokollohet.

Dokumenta të dorëzuar më vonë afatit të përcaktuar do të bëhet menjeherë skualifikimi i kandidatit.

Pas verifikimit paraprak, do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi:

  • Ligjin për “ Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural” nr.9817 datë 22.10.2007
  • Ligjin për “ Rregullat e etikës në Administratën Publike” nr.9131 datë 08.09.2003
  • Ligjin për “Kodi i procedurës Administrative në RSH”
  • Ligjin për “Kodi i Punës në RSH”
  • Udhëzimin për skemat Kombëtare 2015
  • Udhëzuesi për Skemat e Granteve IPARD-like

 Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do të zhvillohen testimet, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të AZHBR (www.azhbr.gov.al).

 Adresa:   Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural

               Rruga “Muhamet Gjollehsa”, Nr.56. Tiranë