AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Njoftim për vend vakant

Specialiste e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetës.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) shpall konkurimin për 1 vend të lirë në pozicionin “Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Sherbimeve Mbeshtetese” në AZHBR.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në administratë në përputhje me "Kodin e Punës".

Kandidati i interesuar duhet të plotesojë këto kushte:

  1. Të ketë arsim të lartë universitar me profil  ekonomik/ drejtësi/ administratë publike/ shkenca shoqërore.
  2. Të zotërojë gjuhën angleze.
  3. Të ketë njohuri bazë kompjuterike.
  4. Të ketë aftësi  për të organizuar punën .

Të interesuarit për vendin e sipërpërmendur duhet të paraqesin pranë AZHBR-së, brenda datës 25/09/2015 këto dokumenta:

  1. Diplomën dhe listën e notave.
  2. Dëshmi për gjuhën e huaj apo kalifikime të ndryshme.
  3. Certifikatë për njohuritë bazë kompjuterike.
  4. Curriculum vitae CV.
  5. Kërkesë për punësim.
  6. Referencë pune nga vendi ose vendet e punës ku ka punuar.
  7. Fotokopje e kartës së identitetit.
  8. Dëshmi penaliteti.

Të gjithë dokumentat e mësipërm të jenë fotokopje.

Zarfi të jetë i mbyllur dhe mbi të të shënohet adresa (si poshtëshënuar) dhe pozicioni për të cilin po aplikon.

Dokumentat të dorëzohen në zarf të mbyllur, i cili protokollohet.

Dokumenta të dorëzuar më vonë afatit të përcaktuar do të bëhet menjeherë skualifikimi i kandidatit.

 

Pas verifikimit paraprak, do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi:

  • Ligjin për “ Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural” nr.9817 datë 22.10.2007
  • Ligjin për “ Rregullat e etikës në Administratën Publike” nr.9131 datë 08.09.2003
  • Ligjin për “Kodi i procedurës Administrative në RSH”
  • Ligjin për “Kodi i Punës në RSH”
  • Udhëzimin për skemat Kombëtare 2015
  • Udhëzuesi për Skemat e Granteve IPARD-like

 

Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do të zhvillohen testimet, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të AZHBR (www.azhbr.gov.al).

 

Adresa:   Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural

               Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr.56, Tiranë