AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Njoftim për vend vakant

Specialist në Drejtorinë Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) shpall konkurimin për 1 vend të lirë në pozicionin “Specialist në Drejtorinë Juridike dhe Shërbimeve Mbështetëse, Sektori Juridik” në AZHBR.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në administratë në përputhje me "Kodin e Punës". Kandidati i interesuar duhet të plotesojë këto kushte:

  1. Të ketë arsim të lartë universitar me profil juridik,
  2. Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit.
  3. Të ketë njohuri të politikave bujqësore dhe zhvillimit rural.
  4. Të njoh gjuhën angleze
  5. Aftësi bashkëpunimi dhe të punojë në grup.
  6. Kualifikime pas universitare dhe trainime në këtë fushë.
  7. Të ketë jo me pak se 1 vit eksperiencë pune.

Të interesuarit për vendin e sipërpërmendur duhet të paraqesin pranë AZHBR-së, brenda datës 26.02.2016 këto dokumenta:

  1. Diplomën dhe listën e notave.
  2. Dëshmi për gjuhën e huaj apo kalifikime të ndryshme.
  3. Certifikatë për njohuritë bazë kompjuterike.
  4. Curriculum vitae CV.
  5. Kërkesë për punësim.
  6. Referencë pune nga vendi ose vendet e punës ku ka punuar.
  7. Fotokopje e kartës së identitetit.
  8. Dëshmi penaliteti/Vetëdeklarim

Të gjithë dokumentat e mësipërm të jenë fotokopje.

Zarfi të jetë i mbyllur dhe mbi të të shënohet adresa (si poshtëshënuar) dhe pozicioni për të cilin po aplikon.

Dokumentat të dorëzohen në zarf të mbyllur.

Dokumenta të dorëzuar më vonë afatit të përcaktuar do të bëhet menjeherë skualifikimi i kandidatit.

Pas verifikimit paraprak, do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi:

  • Ligjin për “ Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural” nr.9817 datë 22.10.2007
  • Ligjin për “ Materialin Mbjellës Bimor” nr. 8732 datë 24.01.2001
  • Ligjin për “ Rregullat e etikës në Administratën Publike” nr.9131 datë 08.09.2003
  • Ligjin për “Kodi i procedurës Administrative në RSH”
  • Ligjin për “Kodi i Punës në RSH”
  • Udhëzimin për skemat Kombëtare 2015

 Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do të zhvillohen testimet, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të AZHBR (www.azhbr.gov.al).

Adresa:   Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural                                                                                     

Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr.56                                                                                                 

Tiranë