AGJENCIA PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL 

Njoftim për vend vakant

Inspektor në Drejtorinë e Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) shpall konkurimin për 1 vend të lira në pozicionin “Inspektor në Drejtorinë e Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve” në AZHBR.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në administratë në përputhje me "Kodin e Punës". Kandidati i interesuar duhet të plotesojë këto kushte:

  1. Të ketë arsim të lartë universitar me profil ekonomik/ inxhinieri.
  2. Njohës I gjuhës Angleze.
  3. Njohuri bazë në përdorimin e kompjuterit.
  4. Njohuri bazë për Zhvillimin Rural në Shqipëri.
  5. Njohuri mbi Politikën e përbashkët për Bujqësinë të BE.
  6. Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.
  7. Te kete jo me pak se 3 vite eksperiencë pune.

Të interesuarit për vendin e sipërpërmendur duhet të paraqesin pranë AZHBR-së, brenda datës 17.12.2015 këto dokumenta:

  1. Diplomën dhe listën e notave.
  2. Dëshmi për gjuhën e huaj apo kalifikime të ndryshme.
  3. Certifikatë për njohuritë bazë kompjuterike.
  4. Curriculum vitae CV.
  5. Kërkesë për punësim.
  6. Referencë pune nga vendi ose vendet e punës ku ka punuar.
  7. Fotokopje e kartës së identitetit.
  8. Dëshmi penaliteti/Vetëdeklarim

Të gjithë dokumentat e mësipërm të jenë fotokopje.

Zarfi të jetë i mbyllur dhe mbi të të shënohet adresa (si poshtëshënuar) dhe pozicioni për të cilin po aplikon.

Dokumentat të dorëzohen në zarf të mbyllur.

Dokumenta të dorëzuar më vonë afatit të përcaktuar do të bëhet menjeherë skualifikimi i kandidatit.

Pas verifikimit paraprak, do të shpallet lista e konkurentëve, që do të vazhdojnë më tej konkurimin si dhe data kur do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista me gojë. Konkurimi do të bazohet në njohuri të përgjithshme mbi:

  • Ligjin për “ Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural” nr.9817 datë 22.10.2007
  • Ligjin për “ Materialin Mbjellës Bimor” nr. 8732 datë 24.01.2001
  • Ligjin për “ Rregullat e etikës në Administratën Publike” nr.9131 datë 08.09.2003
  • Ligjin për “Kodi i procedurës Administrative në RSH”
  • Ligjin për “Kodi i Punës në RSH”
  • Udhëzimin për skemat Kombëtare 2015

 Të gjitha njoftimet për shpalljet e vendeve të lira, rezultatet e verifikimit paraprak si dhe datat kur do të zhvillohen testimet, mund t’i gjeni në adresën e Web Site të AZHBR (www.azhbr.gov.al).

Adresa:   Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

               Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural

               Rruga “Muhamet Gjollehsa”, Nr.56

               Tiranë