IPA 2013, “Rikuperimi i Dëmeve në Bujqësi dhe kthimit të kapaciteteve prodhuese”

NJOFTIM  PËR  APLIKIM NË ZBATIM TË PROJEKTIT “MBULIMI I DËMEVE NË BUJQËSI DHE RUAJTJA E KAPACITETEVE PRODHUESE

Shtojca 1 në kontratën e Grantit  NO 2015/368-353

Në  zbatim të planit të veprimit për zbatimin e projektit “Mbulimi i dëmeve në bujqësi dhe ruajtja e kapaciteteve prodhuese” në qarqet (Vlorë, Fier, Lushnje, Berat, Gjirokastër dhe Korçë), të përmbytura në muajin shkurt të vitit 2015, për shkak të kushteve të këqija të motit  gjatë muajit dhjetor 2016 :

  • Thirrja për aplikim shtyhet për periudhën 23 janar deri 10 shkurt 2017.

 

  • Në këtë thirrje në Aneksin 1 të Udhëzuesit për aplikantët aplikimet në pikat A.1.6., A.2.4., A.3.7., A.4.9.  dhe  A.5.6.  përjashtohen nga lista e shpenzimeve të pranueshme.​


Aplikantë të mundshëm:

Aplikantë të mundshëm do të jenë të gjitha fermat/pronat bujqësore të prekura nga reshjet e Shkurtit të vitit 2015, të cilët:

 

  • kryejnë aktivitete bujqësore (prodhim kryesor) ose përpunim bujqësor;
  • kanë vendin e tyre të investimit (projektit), në një nga zonat e prekura nga përmbytjet: Fier, Vlorë, Lushnje, Berat, Gjirokastër, Korçë;
  • nuk kanë filluar me zbatimin e veprave të reja të investimit (projektit);
  • janë persona me status ligjor (individë fermerë) ose persona fizikë dhe juridikë;
  • janë aplikantë që plotësojnë të gjitha kriteret e pranueshëm për Grant;
  • janë të regjistruar mbi aktivitetin e subjektit të veprës së investimeve sipas legjislacionit vendas në fuqi;
  • kanë të drejtë për investime, persona fizikë të prodhimit bujqësor, nëse janë regjistruar me NIPT-in e fermerit. Për investime në prodhimin e agro-përpunimit duhet të kenë të gjitha dokumentet e regjistrimit dhe të licensimit, siç kërkohet nga legjislacioni vendas;
  • të jenë zotërues toke në Shqipëri, ose marrin me qera tokë në Shqipëri për kriteret minimale të investimit (projektit) e pakta prej 10 vjet që nga paraqitja e aplikimit bazuar në legjislacionin vendas në fuqi;
  • të mos kenë detyrime të papaguara ndaj shtetit, siç kërkohet nga ligji vendas, sipas statusit ligjor të aplikantit, si për vetë deklarim;
  • të mos kenë detyrime financiare në lidhje me aktivitetin ekonomik (në lidhje me taksat (përfshirë taksat e tokës ose tatimit mbi pronën – ndërtesës ku zhvillohet aktiviteti ekonomik) kuotat e sigurimit (shëndetit dhe pensioneve);
  • të mos kenë detyrime ndaj MBZHRAU;
  • nuk duhet të jetë në listën kredive të këqija me AZHBR-në;

 

Sektoret e pranueshem per Grant Investimi:

Sektorët kyç të prodhimit:

 

  • Prodhime/të korrat në terren të hapur (fruta, përjashtuar drurët frutorë të përhershëm, por përfshirë luleshtrydhet, perimet, bimët foragjere dhe drithërat)
  • serat/galeri me lartësi të paktën prej 2.8 metra (për prodhimin e perimeve dhe/ose frutave, përfshirë luleshtrydhet)
  • pemëtari dhe vreshta të përhershme
  • blegtori (pula, të imtat, bletë, kafshë dhe derra)
  • bimë mjekësore dhe aromatike

sektorët e përpunimit:

  • qumësht dhe baxho
  • përpunimi i mishit
  • përpunimi i frutave dhe/ose perimeve (përfshirë bimët mjekësore dhe aromatike)
  • prodhimi i mjaltit
  • prodhimi i verës dhe vajit
  • Aplikimi përfshin investime vetëm në një sektor. Refuzohen aplikime që parashikojnë investime në më shumë se një sektor të përshtatshëm ose të papërshtatshëm.

 

Llojet e pranueshme të investimeve sipas kësaj skeme të grant Investimeve janë si më poshtë:

  • ndërtimi i ndërtesave/objekteve të reja dhe/ose rindërtimi i ndërtesave/objekteve aktuale;
  • Blerja e pajisjeve të reja, pajisje dhe makineri;

 

Udhëzuesi për aplikantët dhe dokumenta për aplikim

SHKARKO DOKUMENTACIONIN