DOKUMENTA TË RËNDËSISHME IPARD-LIKE

UDHËZUES PËR APLIKANTËT 3

DOKUMENTA IPARD-LIKE THIRRJA 3

 

 Shkarko

KONTRAT E GRANTIT

 THIRRJA 1

THIRRJA 2

THIRRJA 3

Informacion i Përgjithshëm për Grantet IPARD- Like

Skema e granteve IPARD like në kuadër të projektit IPA 2011 “Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”(SARD-IPARD)

Instrument i BE-së për Asistencën Para-Aderimit (IPA) 2007 – 2013 është mjeti kryesor që BE-ja përdor për t‘u ofruar mbështetje financiare dhe teknike vendeve në kuadër të zgjerimit. Komuniteti Evropian, përfaqësuar nga Komisioni Evropian i cili përfaqësohet nga ana e tij përmes Delegacionit të BE-së në Shqipëri, i ka deleguar GIZ implementimin e projektit IPA 2011 “Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural”(SARD-IPARD) përmes Marrëveshjes së Delegimit Nr. 2012/295-403. GIZ i ka deleguar AZHBR-së permes Marrëveshjes Operacionale funksionet bazë për implementimin e komponentit për skemën e grantit IPARD-like.

Skema e Grantit IPARD-like bashkë- financohet nga BE-ja (75%) dhe Qeveria e Shqiptare (25%), dhe zbatohet nga GIZ në rolin e Autoritetit Kontraktues për pjesën e fondeve të BE-së dhe AZHBR për pjesën e Kontributit Kombëtar nga Qeveria Shqipëtare.

Objektivat e përgjithshëm të Skemës së Grantit për zhvillimin e sektorit agro-ushqimor janë si më poshtë:

  • Të kontribuojë në rritjen e konkurrencës të sektorit bujqësor dhe industrisë ushqimore shqiptare nëpërmjet mbështetjes së rikonstruksionit dhe modernizimit;
  • Të kontribuojnë në përgatitjen e sektorit bujqësor dhe industrisë ushqimore shqiptare për aderimin e saj në Bashkimin Evropian duke mbështetur përafrimin me standardet e komunitetit;
  •  Të mbështesë ndërtimin e kapaciteteve të strukturave përgjegjëse shqiptare për implementimin e programit IPARD në të ardhmen. zhvillimin e sektorit agro-ushqimor.

Skema e Grantit ‘IPARD-like’ zbatohet nëpërmjet dy masave:

Masa 1: Investime në Fermat Bujqësore

Masa 2: Investime në Përpunimin dhe Tregimin e Produkteve Bujqësore

 

Investimet në Masën 1 dhe Masën 2, do të bëhen në 3 sektorë, përkatësisht:

  1. Qumësht
  2. Mish
  3. Fruta dhe Perime

 

Buxheti i përgjithshëm paraprak i Skemës së Grantit është 8,270,000 Euro nga të cilat 6,200,000 Euro është kontributi Komunitetit dhe 2,070,000 Euro është kontributi kombëtar.

 

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR), në bashkëpunim me GIZ, shpallin Thirrjet për Dorëzimin e Aplikimeve të Skemës së Grantit “IPARD-like” për Zhvillimin e Sektorit Agro-Ushqimor në Shqipëri.

Për implementimin e skemës së grantit janë hapur 2 thirrje për aplikime:

  • Thirrja  e parë për aplikime: 18 Dhjetor 2012  – 18 Shkurt 2013

Për thirrjen e parë për aplikime janë kontraktuar 19 projekte, nga të cilat:

Masa 1: Investime në fermë                                                                       16 projekte

Masa 2: Investime në përpunim dhe tregëtim të produkteve bujqësore   3 projekte

  •  Thirrja e dytë për aplikime:  30 Prill 2013  – 28 Qershor 2013

Projektet e dorëzuara në thirrjen e dytë për aplikime aktualisht janë në proçes vlerësimi nga Autoriteti Kontraktor.

  • Thirrja e tretë për aplikime: 17 Mars 2014 – 02 Maj 2014

Për informacione të detajuara  ju lutem referojuni Udhëzuesit për Thirrjen për aplikantë respektivisht version 1.0 dhe version 2.0.

Në përfundim të proçesit të vlerësimit të aplikimeve AZHBR, shpall Listën e përfituesve në faqen zyrtare të internetit  www.azhbr.gov.al.