I. HYRJE

Në përputhje me nenin 7 të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparences për  Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe  Rural.

Ky program përcakton kornizën ligjore të veprimtarisë së autoritetit në kuadër të ligjit nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe  Rural ndërton dhe rrit transparencën në punën e saj institucionale, nën garancinë e Ligjit për të Drejtën e Informimit.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe  Rural. do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të Ligjit për të Drejtën e Informimit.

Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së AZHBR-së, nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare www.azhbr.gov.al , si dhe në mjediset e pritjes së publikut.

Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse, e cila prodhon ose administron dokumentin.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë, ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet.

Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje.

Faqja zyrtare e AZHBR-së është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë në format lehtësisht të kuptueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj.

Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

II. PARIME TË PËRGJITHSHME

Parimet kryesore në të cilat mbështetet Programi Transparencës së AZHBR-së:

“E drejta për informim” është e drejtë Kushtetuese e parashikuar në nenin 23 të saj, e aksesueshme nga të gjithë pa asnjë përjashtim.

Prezumimi i publikimit maksimal të të dhënave: AZHBR ushtron funksione publike, për rrjedhojë informacioni që rrjedh nga veprimtaria e tij publikohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Zbatimi korrekt i ligjit dhe dispozitave ligjore që rregullojnë në mënyrë të posaçme veprimtarinë e AZHBR -së .

Informacioni përshtatet në gjuhë të qartë e të kuptueshme.

Organ mbikëqyrës i procedurave të informimit publik është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale” (këtej e tutje KDIMDP).

Rishikimi i programit të transparencës bëhet sipas së njëjtës procedurë, përmes së cilës është bërë miratimi i tij.

Informacioni publik  pa kërkesë duhet të jetë:

–          i plotë;

–          i saktë;

–          i përditësuar;

–          i thjeshtë në konsultim;

–          i kuptueshëm;

–          lehtësisht i aksesueshëm;

–          i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të autoritetit publik.

III. INFORMACIONI QË BËHET PUBLIK PA KËRKESË

Informacioni i lejuar për publikim është shprehimisht i parashikuar në nenin 7 të ligjit Nr.119/2014 “Për të Drejtën e Informimit”.

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe  Rural vendos në dispozicion të publikut në faqen e saj të internetit www.azhbr.gov.al dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mëposhtme të informacionit:

Strukturën organizative të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe  Rural;

Tekstet e plota, të konventave që janë ratifikuar, të ligjeve, të akteve nënligjore, të kodeve të sjelljes, dokumente politikash, të manualit ose ndonjë dokument tjetër që ka lidhje me ushtrimin e funksioneve të tij dhe që prek publikun e gjerë;

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës;

Të dhëna për vendndodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit;

Të dhëna për arsimin, kualifikimet dhe pagat e funksionarëve, të cilët kanë detyrimin për deklarimin e pasurisë, sipas ligjit, strukturat e pagave për nëpunësit e tjerë, si dhe një përshkrim të procedurave të zgjedhjes, kompetencave dhe detyrave të funksionarëve të lartë të autoritetit publik dhe procedurën që ata ndjekin për të marrë vendime;

 

Mekanizmat monitorues dhe të kontrollit që veprojnë mbi autoritetin publik, përfshirë planet strategjike të punës, raportet e auditimit nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ose subjekte të tjera, si dhe dokumentet që përmbajnë tregues të performancës së autoritetit;

Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara, si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit. Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara;

Informacion për procedurat e prokurimit apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat, përkatësisht, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9643, datë 20.12.2006, “Për prokurimin publik”, dhe të ligjit nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, që kryhen për llogari të autoritetit publik, duke përfshirë:  listën e kontratave të lidhura, shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve apo mallrave të kontraktuara, informacionin për zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme;

Informacion për shërbimet që autoriteti i jep publikut, përfshirë standardet për cilësinë e shërbimit, një përshkrim të kategorive dhe formave të ndihmës shoqërore, subvencioneve të dhëna nga autoriteti publik dhe të procedurave për t’i përfituar ato, informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh, çdo informacion tjetër që gjykohet i dobishëm nga autoriteti publik;

Çdo mekanizëm dhe procedurë për bërjen e kërkesave dhe ankesave, në lidhje me veprimet ose mosveprimet e autoritetit publik, procedura, përmes së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AP-së, një përshkrim të thjeshtë të sistemit që përdor autoriteti publik për mbajtjen e dokumentacionit, të llojeve, formave të dokumenteve, si dhe të kategorive të informacionit që bëhet publik pa kërkesë;

AZHBR, gjithashtu, krijon dhe arkivon një kopje digjitale të faqes zyrtare të tij në internet, të plotësuar me informacionin që kërkohet në programin e miratuar të transparencës, si dhe për metodat, mekanizmat dhe periodicitetin e publikimit të informacioneve publike, të cilat vihen në dispozicion të publikut pa kërkesë;

Informacioni i publikuar sipas kësaj skeme, përditësohet sa herë ai ndryshon.

 

 

Kategoritë e informacionit publik pa kërkesë

Baza ligjore

Dokumenti / Përmbajtja

Afati kohor për publikim

Mënyra e publikimit

Struktura përgjegjëse

Përshkrimi i misionit të AZHBR-së

Misioni vendoset i plotë në website www.azhbr.gov.al;

Menjëherë pas miratimit nga Këshilli i Ministrave dhe titullari i institucionit

Faqja zyrtare www.azhbr.gov.al;

Menu: Agjencia/Rreth nesh/Misioni dhe Vizioni

Koordinatori për të drejtën e Informimit

Përshkrim i strukturës organizative, funksioneve, detyrave të autoritetit publik dhe Institucioneve

Neni 7/1/a/d

-Struktura e AZHBR, funksionet dhe detyrat kryesore të Autoritetit Publik

-Të dhëna për arsimimin dhe kategorinë e pagës së Drejtorit të Përgjithshëm

Menjëherë pas miratimit nga Këshilli i Ministrave dhe titullari i institucionit

Faqja zyrtare www.azhbr.gov.al;

Menu: Agjencia/Drejtoritë

Koordinatori për të drejtën e Informimit

Lajmet Aktivitete Fjalime të drejtuesve të AZHBR-së

Pasqyrohen në faqen zyrtare www.azhbr.gov.al;

Menjëherë,pas Lajmet Aktivitete Fjalime dhe miratimit të titullarit

Faqja zyrtare www.azhbr.gov.al;

Menu:

-Lajme/Lajme 2017

-Rubrika: Lajmet e fundit

-Rubrika: Njoftime

Koordinatori për të drejtën e informimit

Akte ndërkombëtare ligjore; Akte nënligjore; Dokumente politikash; Dokument tjetër

Neni 7/1/b

-Ligji nr. 9817, datë 22.10.2007 “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”;

-VKM nr.719, datë 31.10.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e AZHBR”;

-VKM për miratimin e fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, si dhe akte të tjera nënligjore të dala në zbatim të tyre, në të cilat AZHBR rezulton si institucion zbatues /i përfshirë.

Pas botimit në fletoren zyrtare;

Menjëherë pas miratimit nga titullari i institucionit që nxjerr aktin

Faqja zyrtare www.azhbr.gov.al;

Koordinatori për të drejtën e Informimit

Informacion për procedurat që duhen ndjekur për të bërë një kërkesë për informim, adresën postare dhe elektronike për depozitimin e kërkesave për informim, si dhe procedurat e ankimit të vendimit përkatës

Neni 7/1/c/g

-Kërkesa për informacion sipas Lidhjes Nr. 3 të miratuar nga Komisioneri dhe AP

-Informacion i mjaftueshëm në website-in e institucionit ku përcaktohet minimalisht procedura,adresa postare,elektronike si dhe procedura për ankimim të vendimeve

Menjëherë pas miratimit nga titullari i institucionit

Faqja zyrtare www.azhbr.gov.al;

Menu:

-Kontakt

-Agjencia/Program i Transparencës/Model i Kërkesë për Informacion

Koordinatori për të drejtën e Informimit

Të dhëna për vendodhjen e zyrave të autoritetit publik, orarin e punës, emrin dhe kontaktet e koordinatorit për të drejtën e informimit

Neni 7/1/ç

Të publikohen minimalisht :

-Adresa e saktë e AZHBR;

-Orari zyrtar i punës në AZHBR;

– Emri Mbiemri, nr. i telefonit dhe e-maili i koordinatorit për të drejtën e informimit

Menjëherë pas miratimit ose ndonjë ndryshimi eventual

Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.al;

Menu:

-Kontakt

– Agjencia/Program i Transparencës/ Koordinatorit për të drejtën e informimit

Koordinatori për të drejtën e Informimit

Përshkrimi i procedurave të zgjedhjes, kompetencave të funksionarëve të lartë dhe procedura e ndjekjes për marrjen e vendimeve

Neni 7/1/d

-Të dhëna për arsimimin, kualifikimet e duhura dhe pagën e Drejtorit të Përgjithshëm, mënyra e emërimit të tij;

-Kompetencat dhe detyrat e funksionarëve të lartë ku përfshihen të gjithë drejtuesit në nivel drejtorie;

-Struktura e pagave në AZHBR

Menjëherë pas miratimit nga titullari i institucionit

Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.al

 

Menu:

Agjencia/Drejtoritë/Drejtori i Përgjithshëm

Agjencia/Program i Transparencës/ Struktura e Pagave në AZHBR

Koordinatori për të drejtën e Informimit

Buxheti

Neni 7/1/e

Të dhëna për buxhetin dhe planin e shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara si dhe çdo raport vjetor për zbatimin e buxhetit

Menjëherë pas miratimit nga titullari i institucionit

Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.al

http://www.financa.gov.al/al/raportime/buxheti/buxheti-ne-vite

Koordinatori për të drejtën e Informimit

Informacion për procedurat e prokurimit

Neni 7/1/ë

Informacion për procedurat e prokurimit duke iu referuar Ligjit “Për prokurimin publik”; lista e kontratave të lidhura; shumën dhe palët e kontraktuar; informacion për zbatimin e kontratave

Menjëherë pas miratimit nga titullari i institucionit

Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.alSi dhe në faqen e APP

http://www.app.gov.al/regjistri-i-realizimeve/

Koordinatori për të drejtën e Informimit

Shërbimet e autoritetit për publikun

Neni 7/1/f

Informacion për shërbimet që institucioni jep për publikun, përfshirë standartet për cilësinë

Menjëherë pas miratimit nga titullari i shërbimit

Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.al

Menu:

Faqja Kryesore

Agjencia(Rreth nesh, Drejtoritë, Misioni dhe Vizioni)

Koordinatori për të drejtën e Informimit

Paraqitja e mendimeve në hartimin e pakteve, etj

Neni 7/1/gj

Persona të interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në mënyra të tjera në hartimin e ligjeve dhe të politikave publike

Menjëherë pas miratimit nga titullari

Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.al

Koordinatori për të drejtën e Informimit

Mbajtja e dokumentacionit nga AP

Neni 7/1/h

Përshkrim lidhur me systemin që përdor institucioni për mbajtjen e dokumentave; format dhe kategoritë e informacionit që do bëhet publik

Menjëherë pas miratimit nga titullari

Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.al

Menu:

Agjencia/Program i Transparencës/ Mbajtja e dokumentacionit , llojet dhe format e dokumenteve dhe kategoritë e dokumenteve që bëhen publike pa kërkesë

Koordinatori për të drejtën e Informimit

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve, sipas nenit 8 tëligjit nr. 11/09/2014

Neni 7/1/i

Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve

Menjëherë pas miratimit nga titullari

Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.al

Menu:

Pyetjet më të shpeshta

Koordinatori për të drejtën e Informimit

Informacione dhe dokumente që kërkohen shpesh

Neni 7/1/k

Informacion që kërkohet më shpesh prej institucionit

Menjëherë pas miratimit nga titullari

Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.al

Koordinatori për të drejtën e Informimit

Informacione të tjera të dobishme

Neni 7/1/l

Çdo informacion tjetër që konsiderohet i dobishëm

Menjëherë pas miratimit nga titullari

Faqja zyrtare: www.azhbr.gov.al

Koordinatori për të drejtën e Informimit

 

V. PUBLIKIMI

Në përputhje me këtë program transparence të miratuar, AZHBR vendos në dispozicion të publikut në faqen e tij të internetit www.azhbr.gov.al   dhe në mjediset e pritjes së publikut, kategoritë e mësipërme, në një menu të veçantë të titulluar “Programi i Transparencës”.

VI. MONITORIMI

Komisioneri për të Drejtën e  Informimit dhe Mbrojtjen e  të Dhënave Personale monitoron zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, duke nxitur parimin e transparencës në punën e autoriteteve publike, veçanërisht duke sensibilizuar dhe informuar për çështje të së drejtës së informimit.

Komisioneri bën rekomandime për autoritetet publike, lidhur me konceptimin dhe zbatimin e programeve institucionale të transparencës.

Email:

Tel:

Adresa:     Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 56, Tiranë

Orari:     e Hënë – e Enjte     08:00 – 16:30

e Premte                   08:00 – 14:00

Shkarko dokumentin: Rregullorja e AZHBR-së

KATEGORIZIMI I PAGAVE NË AZHBR

Titullari i institucionit      II-a

Drejtor drejtorie            III-a

Përgjegjës sektori         III-a/1

Inspektor                     III-b

Specialist                      IV-a

 

Grafiku i shlyerjes së detyrimeve sipas vendimeve gjyqësore

Njoftohen të gjitha Shoqëritë Përmbarimore që ushtrojnë aktivitet në Republikën e Shqipërisë se, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural në zbatim të Udhëzimit Nr.1 datë 04.06.2014 “Për mënyrën e ekzekutimit të detyrimeve monetare të njësive të qeverisjes së përgjithshme në llogari të thesarit”  se  ekzekutimi i vendimenve gjyqësore që janë parashikuar të shlyhen nga buxheti përkatës , do të bëhet sipas rradhës së paraqitjes zyrtare të tyre në vitin dhe grafiku i shlyerjes bëhet publik nëpermjet publikimit në faqen on-line të njësisë shpenzuese www.azhbr.gov.al në rubrikën “Njoftime”.

Mbi Grafikun e Shlyerjes së Detyrimeve të Likujduara sipas Vendimit Gjyqësore të vitit 2016, 2017 për detyrimet 

 

 

Nr. Kreditori Debitori

Rradha e paraqitjes

1 Subjekti ISAK shpk Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural

Kërkesa për ekzekutim nga Zyra përmbarimore nr. 338-175 Prot, datë 29.05.2017

2 Subjekti ALSTEZO shpk Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural

Vendimi nr. 1625, datë 10.04.2017, ka len ne fuqi vendimin nr. 5118, datë 25.09.2014

3  Mysteak Saliaj    Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural  Vendim nr. 2585(86-2017-2698), datë 09.06.2017i Gjykatës së Apelit Administrativ, ka lenë në fuqi vendimin nr 3381, datë 29.06.2016;
4 Nevrus Jaupi Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural  Vendim nr. 2585(86-2017-2698), datë 09.06.2017i Gjykatës së Apelit Administrativ, ka lenë në fuqi vendimin nr 3381, datë 29.06.2016;
5 Natasha Berdufi Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural  Vendim nr. 2585(86-2017-2698), datë 09.06.2017i Gjykatës së Apelit Administrativ, ka lenë në fuqi vendimin nr 3381, datë 29.06.2016;
6 Koli Daka Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural  Vendim nr. 2585(86-2017-2698), datë 09.06.2017i Gjykatës së Apelit Administrativ, ka lenë në fuqi vendimin nr 3381, datë 29.06.2016;
7 Gezim Ramaliu Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural  Vendim nr. 2585(86-2017-2698), datë 09.06.2017i Gjykatës së Apelit Administrativ, ka lenë në fuqi vendimin nr 3381, datë 29.06.2016;
8 Drita Lako Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural  Vendim nr. 2585(86-2017-2698), datë 09.06.2017i Gjykatës së Apelit Administrativ, ka lenë në fuqi vendimin nr 3381, datë 29.06.2016;
9 Hariziane Omeri Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural  Vendim nr. 2585(86-2017-2698), datë 09.06.2017i Gjykatës së Apelit Administrativ, ka lenë në fuqi vendimin nr 3381, datë 29.06.2016;
10 Jetmira Elezaj Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural  Vendim nr. 2585(86-2017-2698), datë 09.06.2017i Gjykatës së Apelit Administrativ, ka lenë në fuqi vendimin nr 3381, datë 29.06.2016;
11 Artan Turku Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural  Vendim nr. 2585(86-2017-2698), datë 09.06.2017i Gjykatës së Apelit Administrativ, ka lenë në fuqi vendimin nr 3381, datë 29.06.2016;
12 Almesha Kodrasi Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural  Vendim nr. 2585(86-2017-2698), datë 09.06.2017i Gjykatës së Apelit Administrativ, ka lenë në fuqi vendimin nr 3381, datë 29.06.2016;
13 Edmond Pino Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural  Vendim nr. 2585(86-2017-2698), datë 09.06.2017i Gjykatës së Apelit Administrativ, ka lenë në fuqi vendimin nr 3381, datë 29.06.2016;
14 Adriana Kalemi Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural  Vendim nr. 2585(86-2017-2698), datë 09.06.2017i Gjykatës së Apelit Administrativ, ka lenë në fuqi vendimin nr 3381, datë 29.06.2016;
15 Halil Cana Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural  Vendim nr. 2585(86-2017-2698), datë 09.06.2017i Gjykatës së Apelit Administrativ, ka lenë në fuqi vendimin nr 3381, datë 29.06.2016;
16 Jetnor Aliaj Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural  Vendim nr. 2585(86-2017-2698), datë 09.06.2017i Gjykatës së Apelit Administrativ, ka lenë në fuqi vendimin nr 3381, datë 29.06.2016;
17 Ismet Shpata Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural  Vendim nr. 2585(86-2017-2698), datë 09.06.2017 i Gjykatës 20 Apelit Administrativ, ka lenë në fuqi vendimin nr 3381, datë 29.06.2016;
18 Gëzim Latifi Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural Vendimi nr. 3886 (4059), date 21.09.2017, i cili ka lën në fuqi vendimin nr. 223, datë 19.03.2015

 

Kjo listë do të azhornohet në vazhdimësi.

Për të gjitha informacionet e mëtejshme do t’i drejtoheni kontakteve të publikuara në faqen tonë zyrtare.

Ju faleminderit!