Inagurimi i Agropikës në Fier, si njësi e drejtpërdrejtë e ofrimit të shërbimit ndaj fermerit
11/01/2018
Ngrihet sipari i programit të financimit IPARD II, për implementimin e një bujqësie moderne dhe konkurruese
24/01/2018

Vizitë e Kryeministrit në Portin e Peshkatarëve në Durrës

Në Portin e Peshkimit të Durrësit u organizua, në prani të Kryeministrit z. Edi Rama, takim me peshkatarë nga Shkodra, Saranda, Lezha, Vlora, për kthimin përfundimtar të këtij porti nga një hapësirë kaotike në një port të mirëfilltë për peshkatarët.

Në tre vite, falë heqjes së akcizës së naftës për anijet e peshkimit, heqjes së TVSH për materialet e bordit, luftës kundër informalitetit në sektor, peshkimi ka njohur një zhvillim të madh me rritje eksportesh nga 15 milionë euro në vit, në 82 milionë euro vitin e fundit.

Së shpejti, me financimin e qeverisë pritet të nisë investimi për rindërtimin e markatës ekzistuese të peshkut në port, do të financohet ndërrimi i motorëve dhe frigoriferëve të anijeve të peshkimit si dhe do të subvencionohet me 20 lekë për kg për peshkimin e pellagjikëve të vegjël (sardele, açuge), me fokus shitjen tek stabilimentet e peshkut që kanë nevoja të mëtejshme për eksport.

Është hapur kështu rruga për investimet private për kantier riparimi anijesh, pasi portet po hipotekohen bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrive për pronat, miratuar në Nëntor 2016.

Gjithashtu MBZHR po punon për ngritjen e Markatës së Peshkut të shitjes me shumicë në Portin e Shëngjinit, punimet për të cilën fillojnë brenda Marsit 2018. Në katër vite do të ndërtohen edhe markatat e peshkut në Vlorë dhe Sarandë me qëllim arritjen e objektivit të Qeverisë Shqiptare:

“Dyfishimi i vlerës së eksporteve nga 85 sot në 150 milionë EU në vitin 2021”.

AZHBR do të luajë një rol të rendësishëm në këtë proces:

  • Duke mbështetur deri në 85,000 lekë për njësi sipas faturës tatimore për sistemet e monitorimit të anijes për pajisjet transmetuese të sinjalit të instaluara në bordin e anijeve të peshkimit për identifikimin dhe lokalizimin e anijeve nëpërmjet satelitit;
  • Duke dhënë 50% të vlerës totale të faturave tatimore deri ne 325,000 lekë për plotësimin e standardeve ndërkombëtare IFS, BRC, FS, për stabilimentet që i respektojnë keto standarde dhe i rrisin eksportet në supermarketet ndërkombëtare;
  • Duke mbështetur peshkataret per ndertimin e bankinave për ankorimin e anijeve të peshkimit, ku Organizatat e Manaxhimit të Peshkimit (OMP) mund të aplikojne për të përfituar 70% të financimit.
  • Duke menaxhuar Fondet e BE IPA 2016, që do të mundësojnë 50% të financimit për motorët e anijeve, frigoriferët dhe pajisjet elektronike të anijeve të peshkimit.