Vendimet Gjyqësore
29/12/2017
Inagurimi i Agropikës në Fier, si njësi e drejtpërdrejtë e ofrimit të shërbimit ndaj fermerit
11/01/2018

Festat e fundvitit, AZHBR dhe fermerët pako me ushqime për Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë

 

 

Ky prag festash, bashkoi një grup subjektesh fermerë, të financuar më parë nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural nga e gjithë Shqipëria, të cilët ju përgjigjën me dëshirë thirrjes së AZHBR, për të kontribuar në realizimin e shportave të dhuratave të fundvitit me produkte të cilësisë më të lartë, prodhime autoktone shqiptare, të cilat ju dhuruan një përfaqësie të lartë autoritetesh në Shqipëri.

Gjithashtu, me iniciativën e AZHBR, një pjesë e produkteve të tyre, shkuan për Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, duke u dhënë mundësinë dhe banorëve të kësaj shtëpie të shijonin prodhimet e tyre, dhe duke e bërë fundvitin dhe tavolinën e Vitit të Ri të kësaj grupmoshe më të gëzuar dhe të larmishme.

I falenderojmë përzemërsisht për gatishmërinë e tyre ndaj kesaj iniciative. Produktet e tyre cilësore përfaqësojnë më së miri punën dhe arritjet në këtë fushë.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin, ju urojme që të jetë ky një vit i arritjeve dhe ideve sfiduese.

Falenderimi i mesiperm shkon per keto subjekte:

1. Diamond Cheese

2. Xherdo

3. Bio Bes

4. Vladimir Pasmaciu

5. Kop Fruit

6. Eugent Skermo

7. Hatija shpk

8. Rozafa shpk

9. Tona Alb

10. Fix Pro

11. Malaj shpk

12. Musaj Oil

13. Ylli Hajdini

14. Kokomani

15. Euro Gers Arbri​

 

Linke të tjera: