Aenean ligula molstie viverra fermentum
12/03/2014
Inagurimi i skemës së investimeve Krujë
11/11/2016

Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Pagesave (AZHBR) ka filluar zbatimin e skemave të reja mbështetëse, që synojnë formalizimin e bujqësisë shqiptare, punësim, eksporte dhe rritje ekonomike, nga të cilat do përfitojnë fermerë dhe agropërpunues në të gjithë vendin.

Në kuadrin e promovimit të skemave mbështetëse 2016, gjatë muajit Mars,u organizuan takime në qarqet/rrethet e Durrës, Lushnje, Fier, Tiranë, Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Elbasan, Korçë, Pogradec, Berat, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër dhe Përmet nga një ekip përfaqësues i AZHBR-së dhe Ministrisë së Bujqësisë.

Pjesmarrja në takime në këto rrethe nga fermerët ishte e lartë dhe interesimi për të aplikuar dhe përfituar nga mbështetjet në sektorët e bujqësisë dhe blegtorisë ishte i madh.

Në takimet e organizuara morën pjesë përfaqësues të Drejtorive të Bujqësisë të qarqeve/rretheve përkatëse, ekstensionistë, fermerë, blegtorë, përfaqësues të biznesit, agropërpunues e të tjerë.

Përfaqësuesit u njohën fillimisht me

  • ž  Masat mbështetëse për vitin 2016 dhe masa e përfitimit;
  • ž  Procedurat që duhet të ndiqen dhe afatet e aplikimit;
  • ž  Kriteret e përfitimit dhe të vlerësimit;
  • ž  Dokumentacioni që kërkohet në secilën fazë të procedurës;
  • ž  Penalitetet që zbatohen nga AZHBR në rast të mosplotësimit të kritereve të ndryshme;
  • ž  Çështje të tjera rreth masave mbështetëse.

Gjithashtu u zhvilluan diskutime në formën e bashkëbisedimit, duke u përqëndruar kryesisht në çështje dhe problematika të konstatuara gjatë implementimit të skemave mbështetëse në vite.

Në përfundim të prezantimit, të pranishmit u sqaruan për pyetjet e ngritura prej tyre dhe për mënyrën e plotësimit të dokumentacioneve respektive sipas skemave që interesoheshin.

Takimet morën vlerësimet maksimale nga pjesëmarrësit dhe promovimi i skemave në këto qarqe rezultoi i suksesshëm.