Publikime
27/11/2017
Konferenca Kombëtare e Bujqësisë
10/12/2017

 

 

Produkti shqiptar vjen për herë të parë në një hapësirë të përbashk në zemër të Tiranës.

Me iniciativën e Kryeministrit Z. Edi Rama, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës organizojnë në datat 29 dhe 30 Nëntor, Panairin “Shqipëria punon Tokën”. Ky është panairi më i madh bujqësor, blegtoral, që do të hapë dyert për fermerë, blegtorë dhe sipërmarrës shqiptarë dhe atyre të trojeve shqiptare jashtë kufirit, si Kosova dhe Maqedonia.

Produktet shqiptare që do të ekspozohen, do të përcillen tek njerëzit, nën skenografinë e vendit ku prodhohen. Gjithashtu pranë ketij panairi do të gjeni një arenë të manifestimit te kulinarisë shqiptare ku mjeshtrat e kuzhinës dhe restorantet, do të ofrojnë mundësinë e degustimit të recetave më të spikatura.

Në panair do të jenë rreth 500 ekspozitorë të ndarë në këto kategori kryesore: Të rinjtë sipërmarrës në bujqësi, Agroindustri, Verëra, Agroturizëm, Fruta-perime, Blegtori, Produkte shtëpie – tradicionale, Banka, fonde garancie në bujqësi etj.

Risia e këtij panairi do të jetë hapësira që do t’u dedikohet të rinjve dhe sipërmarrësve të rinj, në sektorin bujqësor dhe blegtoral. Në panair do të gjeni informacion për skemat mbështetëse dhe të gjithë instrumentat e financimit, asistencë në hartimin e planeve të biznesit, këndin e mjeteve bujqësore, këndin e të rinjve si dhe këndin e gatimit ku do të gjeni gatimet tona tradicionale.

Shkarko fletëpalosje:  

  Programi IPARD

  Skemat Kombëtare