Trajnimi me përfituesit potencial të Projektit për Shërbime Mjedisore të financuar nga Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze
30/10/2017
Dokumenta të rëndësishme
02/11/2017

Në datat 21-22 Shtator, në Agjencinë e Pagesave u zhvilluan trajnime mbi Funksionin e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, sipas mekanizmave IPARD II. IPA (instrument of pre-accession) ka pesë komponent (policy areas), nder të cilët AZHBR zbaton komponentin e 5-të ( IPARD- instrument of pre-accession for rural development). Stafi i AZHBR-së u trajnua mbi kriteret  e akreditimit, siç përcaktohen në EU Regulation,  në marrëveshjen kuadër (FwA on Arrangements for Implementation of Union Financial Assistance under IPA II)  si dhe në Marrëveshjen Sektoriale, (Sectorial Agreement setting out Provisions for the Management and Implementation of Union Financial Assistance for IPARD). Qëllimi i këtyre trajnimeve është të ngrejë kapacitetet e agjencisë, në kuadër të misionit të saj për të marrë besimin për zbatim e fondeve për IPARD II.