Dokumenta të rëndësishme
02/11/2017
Njoftime për vende vakante
27/11/2017

Më 14 Nëntor 2017, në Bruksel, u zhvillua takimi i Nënkomitetit për “Bujqësinë dhe Peshkimin” ndërmjet Komisionit Evropian dhe Shqipërisë. Qëllimi i këtij takimi ishte vlerësimi i zbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit si dhe ndjekja e rekomandimeve të Raportit të Komisionit Evropian për Nënkomitetin. 

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, e përfaqësuar nga Drejtoresha e Përgjithshme, Zj. Frida Krifca, ishte pjesë aktive raportuese e këtij Nënkomiteti, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe agjenci varësie. 

Gjatë takimit, pala shqiptare raportoi progresin e arritur gjatë vitit 2016 për zhvillimin e sektorit bujqësor si dhe industrisë agro-ushqimore dhe sfidat e së ardhmes, duke u përqendruar veçanërisht në masat e marra për përmirësimin e situatës së tregëtimit të produkteve bujqësore, fermat organike, standardet e tregut, politikat e cilësisë dhe legjislacioni, peshkimi dhe nënproduktet e tij.

Drejtoresha e AZHBR-së foli në lidhje me kapacitet administrative të AZHBR si dhe raportoi mbi zhvillimet e fundit për implementimin e skemave mbeshtetëse kombëtare. 

Pjesë e rëndësishme e takimit ishte edhe prezantimi i përgatitjeve për akreditimin IPARD, e në veçanti arritjet e AZHBR-së në përmbushjen e kritereve për përthithjen e fondeve nga programi IPARD II (2014-2020).

Për me shumë informacion: https://eeas.europa.eu/delegations/albania/35696/eu-albania-saa-subcommittee-agriculture-and-fisheries_en