Aktivitete të AZHBR
23/10/2017
Trajnime mbi Funksionin e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, sipas mekanizmave IPARD II
30/10/2017

Më datë 25/10/2017 në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) u zhvillua trajnimi me përfituesit potencial të Projektit për Shërbime Mjedisore të financuar nga Banka Botërore dhe Qeveria Suedeze.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të shoqatave pyjore, aplikantë të cilët kanë aplikuar për përfitimin e granteve nga projekti i shërbimeve mjedisore, specialistë të Bankës Botërore si dhe përfaqësues nga AZHBR.

Seminari u hap nga Drejtoresha e Përgjithshme e AZHBR-së, Zj. Frida Krifca, e cila falenderoi pjesëmarësit për impenjimin e tyre në këtë projekt të ri, si dhe garantoi gatishmërinë për të marrë në konsideratë çdo nevojë apo sygjerim në mënyrë që ky proces të përfundojë në cilesine dhe kohën e duhur. Ajo gjithashtu theksoi se impakti që pritet të sjellë projekti i shërbimeve mjedisore do të luaje një rol të rëndësishëm në përmirësimin e zonave pyjore, rritjen e të ardhurave në zonat rurale dhe gjithashtu të vlejë si një eksperiencë për aplikimet në programin IPARD në të ardhmen. 

Pjesëmarrësit u trajnuan mbi Planin e Menaxhimit Mjedisor si dhe dokumentacionin që do plotësojnë në dosjen e aplikimit, kërkesë për pagesë, sipas “proçedurave të prokurimit për blerje” të Bankës Botërore.

Interesimi dhe pjesëmarrja ishte e lartë, aplikantët u përfaqësuan edhe me Drejtuesit Teknik që do ndjekin zbatimin e investimit. Gjatë seminarit u mundësua sqarim i detajuar për çdo pyetje nga aplikantët, sipas funksioneve në AZHBR.