“Projekti për Shërbimet Mjedisore” financuar nga Banka Botërore
23/09/2017
Vendime gjyqësore
23/10/2017

Agjencia e Pagesave lidhi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Koperacionin Italian dhe Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë të Republikës së Italisë. Marrëveshja e Bashkëpunimit synon promovimin e projekteve te përbashkëta në kuadër të mbështetjes financiare për fermerët Shqiptar dhe rritjes së kapaciteteve institucionale orientuar drejt akreditimit të Agjencisë së Pagesave për përthithjen e fondeve të Bashkimit Europian.

Drejtoresha e Agjencisë së Pagesave Zj. Suela Popa konfirmoi edhe njëherë angazhimin e Shtetit Shqiptar për të modernizuar Bujqësinë Shqiptare dhe për të rritur kapacitetet prodhuese në vend në përputhje me standartet e përcaktuara nga Bashkimi Europian si në cilësi, ashtu edhe në kuadër të sigurisë ushqimore fokusur në produktet me avantazh konkurrues në vend.