Programi Kombëtar i Praktikave të Punës
24/07/2017
Shqipëria dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë
04/08/2017

Në datat 26-27 Korrik, Drejtori i Përgjithshëm i AZHBR, Zj. Frida Krifca, pati disa takime pune dhe bashkëpunimi me Drejtoren e Përgjithshme të Agjencisë Kroate të Pagesave për Bujqësinë, Peshkimin dhe Zhvillimin Rural si edhe me Zv/Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Ministrave dhe me përfaqësues të lartë të Ministrisë së Bujqësisë Kroate.

Qëllimi i takimeve ishte nxitja e bashkëpunimit ndërinstitucional midis Agjencive përkatëse të Shqipërisë dhe Kroacisë, si edhe nxitja e partneritetit në projekte të përbashkëta, veçanërisht në kuadër të integrimit evropian.

Ky takim u finalizua me arritjen e një Marrëveshje Bashkëpunimi, në kuadër të së cilës palët ranë dakord për vendosjen e rregullave referuar organizimit të kontakteve dhe bashkëpunimit në lidhje me:

  • Aspektet administrative, proceduriale, legjislative, organizative dhe teknike referuar menaxhimit dhe pagesave të shtyllës së parë dhe të dytë të Politikave të Përbashkëta të Bujqësisë së BE/Common Agriculture Policies (pagesave direkte, organizimi i tregut dhe zhvillimi rural);
  • Bashkëpunimin në ndërmarrjen e iniciativave të përbashkëta për shtetet kandidate në BE si dhe vëndëve të treta brënda kompetencave të Palëve.