Jep mendimin tënd për Bujqësinë që duam
14/08/2017
Marrëveshje bashkëpunimi midis Agjencisë së Pagesave dhe Koperacionit Italian
23/10/2017

Vazhdon puna në Projektin për Shërbimet Mjedisore, për të arritur objektivin e tij kryesor, “Mbështetja e praktikave të qëndrueshme të menaxhimit të tokës dhe rritja e përfitimit monetar dhe jo monetar të komuniteteve në zona të caktuara të zbatimit të projektit që kryesisht shtrihen në zona të ngritura rurale të prekshme nga erozioni”.

Akiviteti i radhës ishte takimi i Komitetit Drejtues të Projektit të Shërbimeve Mjedisore. Në të ishin pjesëmarrës dhe përfaqësues të AZHBR si Agjenci implementuese e komponentit të Granteve të këtij projekti. Fjalën e hapjes e mbajti Zv. Ministre e Minisitrisë së Mjedisit Zj. Olijana Ifti. Takimi vijojë me një prezantim të Projektit të Shërbimeve Mjedisore nga Drejtore e Projekteve në Ministrin e Mjedisit Zj. Ardiana Sokoli. Ky prezantim u fokusua në objektivin kryesor të projektit, përfituesit, bazën ligjore, komponentët, treguesit e performancës, statusin e aktiviteteve dhe problematikat e hasura shoqëruar me alternativa zgjidhje dhe adresimin e tyre.

Në mbyllje të takimit u ngritën pyetje për diskutim lidhur me këtë projekt.

Në këtë takim parashikohej fillimi i fushatës informuese në të gjithë Shqipërinë për grupet e interesit dhe aplikantët potencial gjatë muajit Prill 2016.

Ky projekt pritet të ketë një impakt shumë të lart në ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit në vendit tonë.