Takim pune dhe bashkëpunimi me Agjencinë e Pagesave në Kroaci
01/08/2017
Jep mendimin tënd për Bujqësinë që duam
14/08/2017

 

TIRANË, 27 Korrik-Shqipëria dhe Kroacia nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë. Një delegacion nga Shqipëria, i kryesuar nga Majlinda Dhuka, zv/sekretare e përgjithshme e Këshillit të Ministrave, ndodhet në Kroaci ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë në fushën e bujqësisë.

Qëllimi i takimeve është nxitja e bashkëpunimit ndërinstitucional midis Agjencive përkatëse të Shqipërisë dhe Kroacisë, si edhe nxitja e partneritetit në projekte të përbashkëta, veçanërisht në kuadër të integrimit evropian.

Burime zyrtare të ambasadës shqiptare në Kroaci, bënë të ditur se gjatë këtyre takimeve është nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural nga Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë, përfaqësuar nga drejtorja e përgjithshme, Frida Krifca dhe Agjencisë së Pagesave për Bujqësinë, Peshkimin dhe Zhvillimin Rural të Kroacisë, përfaqësuar nga drejtorja e përgjithshme, Matilda Copić.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i ambasadës së Shqipërisë në Zagreb, Ilir Qorri.

 

Burimi : www.ata.gov.al